Bota e sportit në zi, kalorësi Dean Holland vdes pas aksidentit të pësuar në garë - Gazeta Express
string(80) "bota-e-sportit-ne-zi-kaloresi-dean-holland-vdes-pas-aksidentit-te-pesuar-ne-gare"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/04/2023 9:46

Bota e sportit në zi, kalorësi Dean Holland vdes pas aksidentit të pësuar në garë

Sporte tjera

Gazeta Express

24/04/2023 9:46

Bota e sportit është në zi sot.

Kalorësi Dean Holland ka ndërruar jetë sot pas aksidentit që e pësoi së fundmi.

34 vjeçari u rrëzua me kalin e tij në “Donald Racecourse” sot dhe nga lëndimet e pësuara, fatkeqësisht ndërroi jetë, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Holland ishte viktimë e një tollovie mes garuesve në garën e mbajtur në Victoria, në afërsi të Melbournet në Australi.

Për të, rrëzimi në shpejtësi ishte fatal, ndërsa garuesi tjetër që u rrëzua, Alana Kelly, arriti t’i shmangej turmës.

Racing Victoria dhe Asociadioni i Victorian Jockeys i shprehën ngushëllime familjes së viktimës, i cili i la prapa gruan dhe katër fëmijët e tij.

Holland ishte një kalorës i dalluar me plot suksese, ndërsa e kishte pasion të madh kalërimin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement