“Bosët” e Gjakovës dalin për pije në kohë të pandemisë, arrestohen nga Policia - Gazeta Express
string(76) "bossat-e-gjakoves-dalin-per-pije-ne-kohe-te-pandemise-arrestohen-nga-policia"

“Bosët” e Gjakovës dalin për pije në kohë të pandemisë, arrestohen nga Policia

Gazeta Express

30/03/2020 9:12

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës. Këta persona duke mos respektuar kohën e pandemisë janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqim dhe pije alkoolike.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar ata. Pronari është dërguar në mbajtje, ndërkohë nëntë personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo Edhe:

Ky është njoftimi i policisë për këtë rast:

Gjakovë 29.03.2020-00:05. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt