Borussia Dortmund ka regjistruar fitore në javën e gjashtë në Bundesligë, për të marrë kryesimin në tabelë, së paku derisa rivalët e tyre të zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave.
Skuadra e drejtuar nga Erdin Tezic triumfoi sonte në udhëtim ndaj Hoffenheimit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “PreZero Arena” përfundoi me rezultatin 1:3.
Niclas Fullkrug (18’), Marco Reus (45+3’) dhe Julian Ryerson (90+5’) shënuan për fitoren e “Verdhezinjve”.
Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e shënoi Andrej Kramaric (25’) nga penalltia.
Për Borussia Dortmundin ishte kjo fitorja e tretë radhazi dhe e katërta këtë sezon, për të kryesuar tani në tabelë me 14 pikë. Gjithsesi, tabela mund të ndryshojë pasi katër skuadrat tjera pas Dortmundit të kenë zhvilluar ndeshjet e tyre.
Hoffenhemi është i gjashti me 12 pikë. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...