Bora Zemanit i ndodh e papritura në Instagram pas festës së ditëlindjes - Gazeta Express
string(71) "bora-zemanit-i-ndodh-e-papritura-ne-instagram-pas-festes-se-ditelindjes"

Bora Zemanit i ndodh e papritura në Instagram pas festës së ditëlindjes

Rozë

Gazeta Express

14/01/2022 11:28

Moderatorja Bora Zemani është prej moderatoreve më të komentuara aktualisht, shkruan Express.

Ndarja e pastaj ribashkimi me Donald Veshajn, ndarja e sërishme dhe lidhja e Donaldit me Beatrixin, kanë bërë që ajo të jetë kryetema e mediave rozë.

Lexo Edhe:

Raportimet për të janë shtuar edhe pas festës së ditëlindjes, që organizoi mbrëmë.

Por, gjithë këtyre raportimeve për të, ajo duket se ua ka parë hairin. Vetëm për disa orë, asaj i janë shtuar me mijëra ndjekës.

Ajo ka arritur tashmë 1 milionëshin në Instagram.

No description available.

Ndryshe, Zemani ka organizuar mbrëmë një festë tjetër ditëlindje, ku kishte më shumë të ftuar.

Miq, kolegë, këngëtarë e fytyra të tjera publike, ishin në mesin e të ftuarve në festën e Borës.

Për argëtimin e të ftuarve janë përkujdesur Bruno dhe Klajdi. Edhe në këtë festë, ata kanë kënduar këngë të dashurisë.

Për dallim prej herës së kaluar që kur Bruno filloi të këndonte këngën “Kush të ndau prej meje”, e që Bora u largua menjëherë, këtë herë ai e ka kënduar këngën “Akoma ty të dua”, e që Bora shihet duke kënduar bashkë me të./Gazeta Express