Bora kalon në finale të Kupës, fiton bindshëm ndaj Kosovarit - Gazeta Express
string(59) "bora-kalon-ne-finale-te-kupes-fiton-bindshem-ndaj-kosovarit"

Bora kalon në finale të Kupës, fiton bindshëm ndaj Kosovarit

Sport

Gazeta Express

13/02/2024 16:35

Bora është finalistja e parë të Kupës së Ligës së Parë të meshkujve.

Skuadra prishtinase në gjysmëfinale mundi Kosovarin 116:59 (34:17, 30:16, 25:11, 27:15).

Lexo Edhe:

Skuadra e Boras e nisi ndeshjen më mirë dhe që nga fillimi ishte në epërsi, ku në fillim krijoi epërsi 18:4, derisa vazhdoi me lojë të mirë dhe e fitoi çerekun e parë, 34:17. Skuadra prishtinase vazhdoi me lojë të mirë dhe ngriti epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 64:33.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë dhe ngritin më shumë epërsinë për të triumfuar 116:59.

Te Bora u dalluan Tyus Jefferson me 24 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime dhe Dion Haxhosaj me 25 pikë e 12 kërcime, derisa te Kosovari më i miri ishte Adrian Ibishi me 15 pikë e 12 kërcime.

Bora në finale e pret fituesin e ndeshjes New Basket-Vushtrria, që zhvillohet të mërkurën nga ora 14:00. /Gazeta Express/