Booom! Kthehet Beyonce - Gazeta Express
string(21) "booom-kthehet-beyonce"

Booom! Kthehet Beyonce

Yjet

Gazeta Express

16/06/2022 19:41

Beyonce është kthyer! Revolucioni i muzikës, superylli amerikan është parë e veshur me një fustan të hapur duke vozitur një motoçikletë teksa ajo ka shënuar rikthimin në skenën e showbizit pas gjashtë viteve pauzë në muzikë

Superylli 40 vjeçar, e cila albumin e fundit me titull “Lemonade” e lansoi më 2016, ka veshur një fustan interesant të arit teksa ka shfaqur asetet e saj fantastike.

Lexo Edhe:

“Beyonce është e uritur për revolucionin e radhës, të atillë që premton vizion, bukuri – si dhe gjëra tjera ekstra – tërë kjo në edicionin e korrikut të vitit 2022 të Vogue”, ka shkruar redaktori i kësaj reviste, Edward Enninful në Twitter.

Beyonce befasoi fansat të mërkurën ku lajmëroi se ajo do të lansoi albumin e ri, “Renaissance” më 29 korrik.

Edicioni i British Vogue do të jetë gati për t’u shkarkuar në platformat digjitale dhe në tezga të gazetave prej datës 21 qershor. /GazetaExpress/