Boksieria Donjeta Sadiku përgatitet në Sofje për rrugëtimin drejt Olimpiadës - Gazeta Express
string(76) "boksieria-donjeta-sadiku-pergatitet-ne-sofje-per-rrugetimin-drejt-olimpiades"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/05/2021 15:29

Boksieria Donjeta Sadiku përgatitet në Sofje për rrugëtimin drejt Olimpiadës

Sporte tjera

Gazeta Express

26/05/2021 15:29

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku është duke u përgatitur në Sofje të Bullgarisë, para turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që prej 4 deri më 8 qershor mbahet në Paris të Francës. Sadiku po përgatitet me medalisten evropiane dhe botërore, Stanimira Petrova dhe nën mbikëqyrjen e trajnerit kampion olimpik, Petar Lesov, dhe trajneres së saj, Marjola Sallauka.

Lexo Edhe:

Shpenzimet e Donjetës po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në vendimin për mbështetje të sportistëve elitarë deri në 80 ditë përgatitje jashtë vendit para Lojërave Olimpike Tokio 2020. Boksieria nga Gollaku synon ta sigurojë normën olimpike për pjesëmarrje në Olimpiadën e Tokios. /Gazeta Express/