Boksieri francez ulet në ring, në shenjë proteste pas humbjes - Gazeta Express
string(60) "boksieri-francez-ulet-ne-ring-ne-shenje-proteste-pas-humbjes"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 20:22

Boksieri francez ulet në ring, në shenjë proteste pas humbjes

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 20:22

Boksieri francez Mourad Aliev ka protestuar duke qëndruar i ulur në ring, në shenjë pakënaqësi për diskualifikimin, të cilin e quajti të padrejtë, në Lojërat Olimpike në Tokio.

Aliev tha se u diskualifikua në luftë kundër Frazer Clarke në mënyrë të padrejtë, prandaj edhe vendosi të protestonte në atë mënyrë të dielën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

26-vjeçari u diskualifikua në rundin e dytë të meçit çerekfinale në kategorinë e rëndë pasi e goditi disa herë me kokë britanikun Clarke.

Aliev i kaloi plot 30 minuta ulur në ring pas humbjes dhe u largua nga arena për t’u kthyer më vonë përsëri.

“U ula për të protestuar kundër padrejtësisë që më është bërë”, tha Aliev.

“Unë u përgatita për këto Lojëra për katër vjet. Vërtet desha të luftoj kundër padrejtësisë, pra ajo ishte mënyra sesi desha të tregoj se nuk pajtohem me vendimin”, shtoi ai.

Aliev i shkelmoi litarët e ringut dhe u zemërua kur e dëgjoi vendimin për diskualifikim.

Ai e arsyetoi këtë sjellje duke thënë: “Është natyrale sepse jam përgatitur tërë jetën për këtë ngjarje”.

Goditjet e tij me kokë i shkaktuar çarje në sy Clarkes dhe boksieri britanik – i cili e ka të sigurt tani medaljen olimpike – u kontrollua dy herë nga një mjek në ring.

Aliev tha se nuk ishte paralajmëruar nga gjyqtari se po e përdorte kokën për të goditur kundërshtarin. “Më ndalën pa asnjë paralajmërim dhe më thanë se ke humbur.” /Gazeta Express/