Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj - Gazeta Express
string(84) "bogujevci-kerkon-sqarime-pse-sigurimi-i-kuvendit-nuk-iu-pergjigj-dje-thirrjes-se-saj"

Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 14:00

Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, mes deputetit të PDK-së, Ferat Shala dhe atij të LVV-së, Salih Zyba. E gjitha ndodhi, pasi Shala doli në foltore për t’ia larguar mikrofonin kryetares së Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte dalë të bëjë një kundër-replikë.

Nënkryetarja Saranda Bogujevci, e cila ishte duke e kryesuar seancën, fillimisht u ka bërë thirrje dy deputetëve që të ulen në vendet e tyre, por kur ata nuk e kanë përfillur kërkesën e saj, e ka ftuar sigurimin që të futej brenda dhe t’i nxirrte nga salla. Por, sigurimi nuk u fut brenda në sallë.

Lexo Edhe:

Në një prononcim për KALLXO.com, Bogujevci ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime pse sigurimi nuk i është përgjigjur thirrjes së saj, dhe tash kjo çështje, siç thotë ajo, është duke u trajtuar.

“Janë duke e trajtu këtë çështje. Do të marrë përgjigje zyrtare nga pjesa e sigurimit. Ka pas njoftime të ndryshme që dikush thotë që kanë hy [sigurimi], dikush thotë që nuk i kanë pa, por si do që të jetë komunikimi është dashtë të jetë direkt nga pjesa e sigurimit me mua dhe këtë çështje do ta trajtoj tutje me personat përgjegjës brenda Kuvendit”- u shpreh ajo sot.

Ajo shpjegoi se thirrja e sigurimit erdhi për shkak se kërkesa e saj si kryesuese e seancës nuk u zbatua nga deputetët Shala e Zyba, kur atyre iu tha që të largoheshin nga foltorja.

“Kërkesa e deputetit [Ferat Shala] ishte që të kyçej në një replikë edhe pse nuk e kishte të drejtën e fjalës. Më pas ai kërcënoi që do e largojë mikrofonin dhe nuk do e lejoj askënd tjetër të flas. Mendoj që është e papranueshme dhe sjellje jo korrekte. Kështu filloi ajo pjesa- ndërhyri deputeti Zyba dhe unë kërkova që të dy të largohen nga foltorja. Dhe, në momentin që kërkesa e kryesuesit nuk zbatohet e ke të drejtën e përfshirjes së sigurimit. Për atë arsye edhe e kam thirrë sigurimin”- tha ajo.