BNE e kërkon kualifikimin në Major sot, përballet me ekipin rus që e ka selinë në Beograd - Gazeta Express
string(88) "bne-e-kerkon-kualifikimin-ne-major-sot-perballet-me-ekipin-rus-qe-e-ka-seline-ne-beograd"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 9:42

BNE e kërkon kualifikimin në Major sot, përballet me ekipin rus që e ka selinë në Beograd

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 9:42

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen shumë të rëndësishme në kualifikimet për turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022.

Ata do të përballen sot me fillim nga ora 14:30 me ekipin rus që e ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Spirit momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në lojën CS:GO.

Kujtojmë se BNE ka dy fitore dhe një humbje, teksa në rast të fitores sot, do të kualifikohej në Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.

Nëse mposhten sot, djemtë kosovarë do ta kenë edhe një mundësi të fundit për kualifikim nesër. /Gazeta Express/