Bllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër popullit tonë - Gazeta Express
string(86) "bllokimi-i-kosovareve-ne-kufi-nga-serbia-hoxhaj-provokim-dhe-sulm-kunder-popullit-tone"

Bllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër popullit tonë

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 13:37

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi, bllokim ky nga dje.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre.

Lexo Edhe:

Hoxhaj, tha se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës.