Blinken udhëton drejt Kinës me paralajmërimin ndaj Pekinit për mbështetjen e Rusisë - Gazeta Express
string(83) "blinken-udheton-drejt-kines-me-paralajmerimin-ndaj-pekinit-per-mbeshtetjen-e-rusise"

Blinken udhëton drejt Kinës me paralajmërimin ndaj Pekinit për mbështetjen e Rusisë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 10:43

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez dhe me shumë gjasa me presidentin e Kinës Xi Jinping.

Antony Blinken do të zbarkojë në Kinë të mërkurën, në mes të një përkeqësimi të përçarjes midis dy vendeve më të fuqishme të botës që kërcënon të lë në hije përmirësimin e marrëdhënieve.

Lexo Edhe:

Sekretari amerikan i shtetit po shkon atje me një paralajmërim se SHBA dhe aleatët e saj europianë nuk janë më të përgatitur të tolerojnë shitjen e komponentëve të armëve dhe produkteve me përdorim të dyfishtë nga Kina në Rusi, të cilat po e ndihmojnë Vladimir Putinin të rindërtojë dhe modernizojë fabrikat e tij të armëve, duke i mundësuar atij që të intensifikojë sulmin e tij ndaj Ukrainës.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së kanë qenë më të ngrohta kohët e fundit, me Pekinin dukshëm më pak luftarak në pozicionin e tij ushtarak në ngushticën e Tajvanit që nga takimi midis Xi Jinping dhe Joe Biden në Woodside, Kaliforni në vitin 2023. Në vazhdën e atij samiti, u arrit progres për lidhjet mes njerëzve, për shembull, duke e dyfishuar numrin e fluturimeve ndërmjet dy vendeve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në Woodside, Xi gjithashtu ra dakord të ndërmarrë veprime për të frenuar rrjedhën e prekursorëve dhe pajisjeve të përdorura në prodhimin e fentanilit në Amerikën Latine, e cila po shkakton vdekje mes të rinjve amerikanë.

Në vizitën e tij treditore, Blinken do të ndalet fillimisht në Shangai, rrugës për në Pekin, për të folur me studentët dhe për të ndjekur një lojë basketbolli, një lloj diplomacie popullore që do të kishte qenë e paimagjinueshme një vit më parë, kur marrëdhëniet dypalëshe ishin të tensionuara për shkak të Tajvanit.

Megjithatë, kur Blinken arrin në Pekin për një takim me homologun e tij Ëang Yi të premten, që pritet të zgjasë gjashtë orë, dhe ka shumë të ngjarë edhe me Xi, gjendja mund të ftohet, me diskutime rreth shitjes të produkteve përdorim të dyfishtë të Kinës në Rusi.