Bleona bëhet këngëtarja e parë shqiptare që merr vaksinën për Covid-19 - Gazeta Express
string(70) "bleona-behet-kengetarja-e-pare-shqiptare-qe-merr-vaksinen-per-covid-19"

Bleona bëhet këngëtarja e parë shqiptare që merr vaksinën për Covid-19

Yjet

Gazeta Express

07/01/2021 20:27

Këngëtarja Bleona Qerreti ka lajmëruar nëpërmes Instagramit se është vaksionuar me vaksinën kundër Covid-19.

Këngëtarja dhe bukuroshja shqiptare, e cila është deklaruar pro Trump në zgjedhjet e fundit në SHBA, ka thënë se ajo është vaksionuar dhe këtë ua rekomandon edhe të tjerëve që ta bëjnë sa më shpejt.

Lexo Edhe:

“Sapo jam vaksionuar dhe ua rekomandojë të gjithëve që sa më shpejtë ta marrin vaksinën e Covids-19. Është koha që ta mposhtim virusin njëherë e mirë”.

Në anën tjetër ajo e ka shoqëruar vaksionimin me një fotografi që ka thënë se është nga një film i saj i ri.

“Kjo foto është nga filmi që e kam xhiruar muajin e kaluar – ende nuk është publikuar por dua t’i falëndëroj të gjithë stafin shëndetësor për punën e tyre – ata janë heronjtë tonë!”, ka shkruar ajo.

“Vetmohimi i juaj për ta ndihmuar komunitetin në kohë të vështirë është i pamohueshëm. Ju e keni mbështetjen time për të gjitha ato që i bëni”. /GazetaExpress/