“Black Widow”, me një super trailer para premierës - Gazeta Express
string(47) "black-widow-me-nje-super-trailer-para-premieres"

“Black Widow”, me një super trailer para premierës

Gazeta Express

04/12/2019 22:18

Para se filmi “Avengers: Endgame” të shfaqej nëpër kinema në fillim të këtij viti, u konfirmua lajmi që Scarlett Johansson do ta ketë mundësinë që të luajë në një film të pavarur për “Black Widow”, duke e reprizuar rolin në të cilin u shfaq për herë të parë në Iron Man 2.

Pasi që në filmin e fundit të Avengers u zbulua fati i saj, me këtë hap e kishim një “parathënie” të tregimit që na pret në filmin Black Widow.

Lexo Edhe:

Duke pasur parasysh që Black Widow e sakrifikoi veten për të ndihmuar në shpëtimin e botës nga Thanosi, mund të supozojmë se ngjarja e filmit të saj është vendosur në kohën para Endgame, por edhe para Infinity War, transmeton Koha. Pjesa tjetër e ngjarjes tani për tani nuk është zbuluar, por teaser traileri i parë tashmë na sjell disa copëza të vogla të ngjarjes.

Përveç Johansson, në film do ta shohim David Harbour, Florence Pugh, Rachel Weisz, O-T Fagbenle dhe Ray Winston. Cate Shortland e bën regjinë sipas skenarit të shkruar nga Ned Benson dhe Jac Shaeffer.

Se çfarë do të na sjellë ngjarja për Black Widow, këtë do ta zbulojmë më 1 maj 2020, kur filmi arrin në kinema në mbarë botën.