Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës - Gazeta Express
string(38) "besa-famgas-fiton-superkupen-e-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2023 17:20

Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2023 17:20

Besa Famgas e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll.

Të enjten pasdite në Istog, Besa e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 36:29.

Lexo Edhe:

Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën skuadra pejane e dominoi plotësisht.

Besa në edicionin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Ndërkohë tani ka fituar trofeun e parë të edicionit 2022/2023. Trofeun e Superkupës, kapitenit të Besa Famgas, Egzon Gjuka, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Superkupa po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Prej këtij viti Superkupa do të jetë tradicionale.