Bernardo Silva flet për penalltinë e humbur ndaj Real Madridit - Gazeta Express
string(62) "bernardo-silva-flet-per-penalltine-e-humbur-ndaj-real-madridit"

Bernardo Silva flet për penalltinë e humbur ndaj Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 14:49

Bernardo Silva ishte njëri nga dy futbollistët që dështuan të shënonin nga penalltia për Manchester Cityn në ndeshjen ndaj Real Madridit. Tjetri ishte Kovacic.

Por, gjuajtja e Bernardo Silvas ishte më e përfolur, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai gjuajti në mes, aty ku qëndroi edhe portieri Lunin dhe ishte e lehtë ta priste.

E për këtë penallti ka folur më në fund ylli portugez.

“Kisha dy opsione, një nga anët ose në mes, isha duke pritur. Doja të isha i dyti ose i treti për të parë portierin. Ai lëvizi herët, prandaj mendova se gjuajtja në mes ishte ide e mirë. Në momentet e presionit të portierëve 99% lëvizin”, shpjegoi Silva.