Gjatë natës së sotme në futbollin shqiptar po shpërndahen çmimet e më të mirëve në kategori të caktuara, në ceremoninë e “Topit të Artë 2025”.
Ndër çmimet kryesore është ai i “Këpucë së Artë”, i cili shkon për sulmuesin e Vllaznisë, dhe ish-futbollistin e kombëtares së Shqipërisë.
Fituesi i trofeut “Këpuca e Artë 2025” për djem, për sezonin futbollistik 2024/2025 është Bekim Balaj.

Bekim Balaj ka realizuar 19 gola në këtë edicion në Superiore, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.
Trofeu iu dorëzua sulmuesit shkodran nga legjenda e futbollit argjentinas, ish-mesfushori Esteban Cambiasso./GazetaExpress/