"Bëj durim dajë, se mund të na vrasin”, publikohet biseda e Eva Dumanit me dajën në Shqipëri - Gazeta Express
string(88) "bej-durim-daje-se-mund-te-na-vrasin-publikohet-biseda-e-eva-dumanit-me-dajen-ne-shqiperi"

“Bëj durim dajë, se mund të na vrasin”, publikohet biseda e Eva Dumanit me dajën në Shqipëri

Gazeta Express

27/10/2020 21:44

Në emisionin “Real Story”, në News24, u publikua një bisedë e 14-vjeçares Eva Dumani me dajën e saj, Xhetan Ndregjoni.

Në audio dëgjohet e mitura nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, që i kërkon dajës të mos ndërhyjë për sjelljen e saj në Shqipëri, pasi në Siri mund ti vrisnin.

Lexo Edhe:

Eva: Na lini rehat, të ikim tamam në Shqipëri. Allahu e di nga na çojnë, na shesin. Më mirë rri urtë dhe bëj durim, derisa të vijë shteti e të ikim tamam si gjithë shqiptarët. Na kanë parë neve, na kanë regjistruar dhe na kanë thënë që do na marrin shpejt.

Rri urtë o dajë, se po na prish punë, ti nuk e di sa keq është ndërhyrja jote. Me këtë mund të na shesin, mund të na vrasin’.