Begolli: Këtë xhiro u respektua kampionati, Ballkanin e shoh favorit për titullin e kampionit - Gazeta Express
string(91) "begolli-kete-xhiro-u-respektua-kampionati-ballkanin-e-shoh-favorit-per-titullin-e-kampionit"

Begolli: Këtë xhiro u respektua kampionati, Ballkanin e shoh favorit për titullin e kampionit

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 22:39

Granit Begolli ka vlerësuar se në xhiron e fundit në Superligën e Kosovës u respektua kampionati dhe gara.

Këtë fundjavë u zhvillua xhiro e 30-të në elitën e futbollit tonë, e cila solli ndeshje mjaft interesante, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në xhiron e fundit po respektohet kampionati, ka garë. Liria mori një barazim me Dukagjinin, e pamë Fushë Kosovën që bëri një lojë jashtëzakonisht të mirë [ndaj Llapit]. E respektoj shumë garën, luftoj deri në fund. Fituesi u vendos në fund”, tha fillimisht analisti nga emisioni “Favorit”.

“Te Gjilani – Feronikeli ’74 pashë gjithashtu lojë korrekte. Ndeshja më e mirë e sezonit që kam parë ishte Ballkani – Drita. Më la përshtypje Drita që luajti me shumë karakter, me shumë dëshirë për të fituar. I ka ndihmuar edhe rikthimi i tifozëve. Drita ishte në prag të merrte një fitore të madhe, por në fund pati një pakujdesi. Kjo xhiro ishte më e mira e këtij sezoni. Shpresojmë që të vazhdojë njëjtë edhe në javët e mbetura, që të mos prishet gara”, shtoi trajneri i Vushtrrisë.

“Unë e shoh më shumë favorit Ballkanin, ka një ndeshje me Llapin dhe ka dy pikë më shumë. Ka një skuadër më kualitative. Nëse Ballkani nuk mposhtet në Podujevë, besoj se Ballkani do të jetë sërish kampion i Kosovës”, deklaroi Begolli në “Favorit”.

/Gazeta Express/