Bayerni synon ta rikthejë Kroosin - Gazeta Express
string(33) "bayerni-synon-ta-riktheje-kroosin"

Gazeta Express

11/03/2020 18:50

Bayerni synon ta rikthejë Kroosin

Gazeta Express

11/03/2020 18:50

Gjiganti bavarez është i interesuar ta transferojë mesfushorin gjerman të Real Madridit gjatë verës që vjen

Bayern Munichu është i interesuar për ta rikthyer në Gjermani mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Diario Madridista”, përcjell Gazeta Express.

30 vjeçari ka kontratë me klubin spanjoll edhe tri vjet, por ai mund të rikthehet në “Allianz Arena” qysh këtë verë.

Në muajt e fundit, përfaqësuesi gjerman nuk është në formën më të mirë të mundshme nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Dhe, ai do ta shqyrtojë pozicionin e tij në fund të sezonit.

Sipas mediumit spanjoll, rikthimi në Bayern do të ishte një opsion atraktiv për mesfushorin gjerman. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement