Ka pasur raportime se Bayern Munichu ishte i interesuar për yllin e Atalantës, Charles De Ketelaere, por përditësimet nga Gjermania sugjerojnë se ai është vetëm një alternativë ndaj Anthony Gordonit të Newcastle Unitedit.
Reprezentuesi belg kishte hasur vështirësi te Milani pas transferimit fillestar nga Club Brugge, për t’u ringjallur më pas pas kalimit tek Atalanta.
Deri tani këtë sezon, ai ka kontribuar me pesë gola dhe shtatë asistime në 40 paraqitje zyrtare për “La Dea”, në një sezon që përndryshe ka qenë i vështirë për klubin.
Kjo përfshin edhe dy gola dhe dy asistime në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Kjo ka nxitur raportime se Bayern Munichu po e ndiqte aktivisht një transferim të De Ketelaere në verë, një lëvizje që ai do ta kishte të vështirë ta refuzonte.
Megjithatë, gazetari gjerman i transferimeve Christian Falk i tha “CFBayern Insider” se interesi ekziston, por është ekzagjeruar nga mediat italiane.
Sipas tij, De Ketelaere është në listë, por mbetet vetëm alternativë ndaj objektivit të parë të klubit, ndërsa negociatat janë duke vazhduar për anësorin e Newcastle Unitedit, Anthony Gordon./GazetaExpress/