Basketbolli është në zi sot.
Basketbollistja e re malazeze, Ivona Djikanovic ka ndërruar jetë në moshë të re.
19 vjeçarja po luftonte qe një kohë me një sëmundje të rëndë, së cilës nuk mundi t’i bënte ballë, njoftojnë mediat malazeze, përcjellë “Gazeta Express.
Ivona më saktësisht ishte duke u përballur me leukeminë akute, ndërsa kishte shkuar në Turqi për trajtim.
Por, për fatin e saj të keq, sëmundja iu përhap nëpër trup dhe më s’kishte shpëtim.
Djikanovic është marrë me basketboll që nga viti 2016, ndërsa ka luajtur për ekipet Roling dhe ZKK Niksic. /Gazeta Express/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....