Bashkimi mposht Pejën dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës - Gazeta Express
string(61) "bashkimi-mposht-pejen-dhe-kalon-ne-gjysmefinale-te-superkupes"

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 22:36

Bashkimi mposht Pejën dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 22:36

Bashkimi ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Skuadra nga Prizreni shënoi fitore sonte kundër Pejës në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 69:73.

Curtis Jones me 17 pikë dhe Prentiss Nixon me 16 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e Bashkimit.

Te Peja u dallua Isiah Umipig me 21 pikë.

Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me Trepçën, që sot eliminoi Rahovecin.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten mbrëma. /Gazeta Express/