Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë paralajmërim për pagimin e borxheve.
Në një mesazh publik, KRU-ja deklaron se tani është koha të mbyllen hesapet e vjetra.
“Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa më shpejt”, shkruan KRU-ja.
Mesazhi i çuditshëm, njëherazi kreativ i kompanisë së ujësjellësit, synon bindjen e konsumatorëve që të paguajnë obligimet financiare.
Ky është njoftimi i plotë:
Ka ardhur koha me i mbyll hesapet e vjetra e me e pasë shpirtin rahat. Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa ma shpejt.
Mos e leni nesër atë që mundeni me pagu sot, se nesër vjen me kujtesë ma t’fortë.
Pagesa e borxheve sjell:
Fytyrë t’bardhë
Gjumë t’rehatshëm
Marrëdhënie t’mira
Shpëtim prej mesazheve t’papritura
Afati: Sa ma shpejt, aq ma mirë.