Basha mesazh për Dhimitër Krajën: Guximi, humanizmi dhe profesionalizmi e rikthyen krah kolegëve - Gazeta Express
string(94) "basha-mesazh-per-dhimiter-krajen-guximi-humanizmi-dhe-profesionalizmi-e-rikthyen-krah-kolegeve"

Gazeta Express

01/04/2020 11:24

Basha mesazh për Dhimitër Krajën: Guximi, humanizmi dhe profesionalizmi e rikthyen krah kolegëve

Gazeta Express

01/04/2020 11:24

Pas infektimit me kroronavirus të doktorit të njohur, Dhimitër Kraja ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në facebook, teksa i ka uruar shërim të shpejtë doktorit, kreu i demokratëve thekson se ai u rikthye në krah të kolegëve të tyre pas 48 viteve për të luftuar këtë virus.

Lexo Edhe:

Basha thekson se guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë dhe e rikthyen doktorin Kraja në krah të kolegëve.

“Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19”.