Basha apel qeverisë: Shtoni testet për koronavirus, çdo ditë e humbur kushton jetë - Gazeta Express
string(80) "basha-apel-qeverise-shtoni-testet-per-koronavirus-cdo-dite-e-humbur-kushton-jete"

Gazeta Express

04/04/2020 18:01

Basha apel qeverisë: Shtoni testet për koronavirus, çdo ditë e humbur kushton jetë

Gazeta Express

04/04/2020 18:01

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon nga qeveria të shtojë testet për CoVid-19.

Sipas tij transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Lexo Edhe:

Basha shprehet se testet duhen shtuar sa më shpejt pasi sa më shumë që kalon koha do kushtojë shtrenjtë tek jeta e njerëzve.

“Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shkruan Basha.