“Ferrari” pritet që të quhet kënga e re e Bardhit dhe Melindës
Bardhi dhe Melinda kanë paralajmëruar një këngë të re që do të lansohet këtë të premte.
Me një postim të përbashkët, dyshja kanë treguar edhe si quhet kënga. “Ferrari” është titulli i kësaj kënge.
Kështu, kjo dyshe vazhdon trendin e këngëve bashkëpunim që është bërë modë kohëve të fundit në skenën e showbizzit të Kosovës. /GazetaExpress/