Barcelona "rrëshqet" në Camp Nou, barazon me Granadan - Gazeta Express
string(50) "barcelona-rreshqet-ne-camp-nou-barazon-me-granadan"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2021 23:01

Barcelona “rrëshqet” në Camp Nou, barazon me Granadan

Futboll

Gazeta Express

20/09/2021 23:01

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Granadan në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në La Liga.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e dytë nga Duarte, i cili realizoi bukur me kokë.

Lexo Edhe:

Më pas, Barcelona u orvat të shënonte golin e barazimit, por atë e arriti tek në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte Araujo i cili realizoi bukur me kokë në minutën e 90-të të ndeshjes, pas harkimit nga Gavi

Kështu, Barcelona shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e shtatë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Granada mbetet në vendin e 17-të me tri pikë. /Gazeta Express/