Barcelona – Real Madridi: Titulli mund të vendoset edhe nga suspendimet - Gazeta Express
string(68) "barcelona-real-madridi-titulli-mund-te-vendoset-edhe-nga-suspendimet"

Gazeta Express

05/06/2020 13:43

Barcelona – Real Madridi: Titulli mund të vendoset edhe nga suspendimet

Gazeta Express

05/06/2020 13:43

Disiplina është njëra ndër faktorët e shumtë që mund ta vendosë garën për titullin e La Ligës. Barcelona dhe Real Madridi i kanë edhe nga 11 ndeshje të mbetura këtë sezon, mirëpo të dyja skuadrat i frikësohen suspendimeve të lojtarëve.

Barcelona tashmë e ka një lojtar të suspenduar për ndeshjen e parë kur të rinisë sezoni, pasi që Clement Lenglet nuk mund të luajë në ndeshjen si mysafir kundër Real Mallorcas, pasi u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë të sezonit kundër Real Sociedadit në mars, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërsa, Samuel Umtiti, Luis Suarez dhe Jordi Alba tashmë janë vetëm një karton të verdhë larg ndëshkimit me pezullim për një ndeshje. Ndërsa, në Real Madrid, Ferland Mendy është i vetmi lojtar me katër kartonë të verdhë.

Shqetësimi kryesor i Barcelonës është se Lionel Messi i ka marrë tashmë tre kartonë të verdhë këtë sezon, dy në dy ndeshjet e fundit para ndërprerjes së sezonit, dhe është vetëm dy kartonë të verdhë larg suspendimit. Argjentinasi ishte ndëshkuar pesë herë me kartonë të verdhë brenda një sezoni vetëm dy herë më parë – në sezonet 2011/12 dhe 2016/17.

Arturo Vidal, Junior Firpo dhe Sergio Busquets janë gjithashtu të ndëshkuar me tre kartonë të verdhë, ndërsa Sergio Ramos, Luka Modric, Casemiro, Vinicius Junior dhe Dani Carvajal kanë po ashtu nga tre kartonë në skuadrën e Real Madridit.

Rekordet disiplinore

Në La Liga këtë sezon, lojtarët e Barcelonës janë ndëshkuar me 62 kartonë të verdhë dhe me pesë kartonë të kuq, dy prej të cilëve ishin shkaku i Lengletit.

Ndërkohë, lojtarët e Real Madridit janë ndëshkuar me 53 kartonë të verdhë dhe me katër kartonë të kuq. Gareth Bale, Alvaro Odriozola, Mendy dhe Modric janë lojtarët e Real Madridit që janë ndëshkuar me të kuq. /Gazeta Express/