Barcelona ka gati tashmë zëvendësuesin e Xavi Hernandezit - Gazeta Express
string(57) "barcelona-ka-gati-tashme-zevendesuesin-e-xavi-hernandezit"

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 12:41

Barcelona ka gati tashmë zëvendësuesin e Xavi Hernandezit

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 12:41

Trajneri Xavi Hernandez ka paralajmëruar Barcelonën se do të largohet nga skuadra në fund të këtij edicioni.

Këtë vendim, trajneri spanjoll e kishte marr para pak kohësh, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, drejtuesit e klubit katalan janë të interesuar që Xavi të mbetet në skuadër të paktën edhe për një sezon.

Ata janë të kënaqur me ecurinë e spanjollit, sidomos javëve të fundit.

Por, raportimet e mediave spanjolle thonë se në rast se “Blaugrana-t” nuk ia dalin të bindin Xavi-n, atëherë një emër që shihet si pasues në krye të Barçës është ai i Rafael Marquez, trajneri aktual i ekipit B.

Barcelona me në krye Xavin janë në pozitën e dytë në tabelë, tetë pikë larg Real Madridit, kurse kanë një mundësi të mirë që ta prekin gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Barça ka për kundërshtar Paris Saint-Germanin, të cilët i ka mundur ndeshjen e parë në Paris me rezultatin 2:3. /Gazeta Express/