Barça e do Garcian, por jo me çmimin që kërkon Man City - Gazeta Express
string(54) "barca-e-do-garcian-por-jo-me-cmimin-qe-kerkon-man-city"

Barça e do Garcian, por jo me çmimin që kërkon Man City

Gazeta Express

09/08/2020 14:00

Barcelona është duke tentuar ta kthejë në shtëpi Eric Garcian.

Edhe pse Barcelona dëshiron ta transferojë Eric Garcian nga Manchester City, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkon ekipi i Premierligës për qendërmbrojtësin.

Lexo Edhe:

Mundo Deportivo raporton se City dëshiron 23 milionë euro për futbollistin, plus 12 milionë euro bonus – por Barça është e gatshme të paguajë vetëm 10 milionë euro plus 12 bonus.

19-vjeçari është rritur në Barcelonë dhe zyrtarisht ia ka bërë me dije Man City se s’do të rinovojë kontratën, diçka që e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola.

Kontrata me klubin anglez Garcias i skadon në vitin 2021. /Gazeta Express/