Barazohet seria gjysmëfinale, Trepça triumfon në ndeshjen e dytë ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(79) "barazohet-seria-gjysmefinale-trepca-triumfon-ne-ndeshjen-e-dyte-ndaj-prishtines"

Sport

Gazeta Express

16/04/2023 19:15

Barazohet seria gjysmëfinale, Trepça triumfon në ndeshjen e dytë ndaj Prishtinës

Sport

Gazeta Express

16/04/2023 19:15

Trepça e ka barazuar serinë gjysmëfinale të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën sportive “Minatori” u fitua nga vendasit me rezultatin 77:68, shkruan Gazeta Express.

Will Daniels me 20 pikë dhe Andrew Gordon me 12 sosh ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e mitrovicasve.

Te prishtinasit u dalluan Derrick Wilson me 19 pikë dhe Jan Palokaj me 12.

Trepça me këtë fitore e barazoi serinë gjysmëfinale në 1:1.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.

Kujtojmë se skuadra që arrin tri fitore, kualifikohet për në finalen e madhe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement