Bajraktari: Punëtori s’është skllav i punëdhënësit, por bashkëpunëtor - Gazeta Express
string(66) "bajraktari-punetori-seshte-skllav-i-punedhenesit-por-bashkepunetor"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:50

Bajraktari: Punëtori s’është skllav i punëdhënësit, por bashkëpunëtor

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:50

Eksperti për siguri dhe shëndet në punë, Naim Bajraktari, në emisionin “Tempus” të T7, ka thënë se kompanitë duhet ta shohin punëtorin si bashkëpunëtor.

“Ata punëtorë që i kemi aty, punëtori nuk është skllav i një punëdhënësi, punëtorin duhet ta quajmë bashkëpunëtor. Pra, ai është bashkëpunëtor i një kompanie. Nëse ai s’është i shëndoshë, s’është e shëndoshë as kompania”, është shprehur Bajraktari.

Tutje, eksperti në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit ka thënë se rreziku i punëtorit s’është vetëm fizik, por ka edhe rreziqe të tjera.

“Rreziku i punëtorit s’është vetëm rreziku fizik, por edhe nga stresi, ngarkesa e punës, pagesa e vogël…”, ka thënë Bajraktari.

Ndërsa, sipas Bajraktarit, shpenzimi për siguri në punë është investim.

“Shpenzimet që bëhen për sigurinë në punë nuk janë shpenzime, por investime”, shtoi Bajraktari.

Paraprakisht, Bajraktari tregoi se së fundmi janë bërë 350 vizita nëpër punishte, ku rreth 50% e punimeve janë ndërprerë.

“Brenda dy javëve janë bërë 350 vizita nëpër industritë e ndërtimit dhe afër 50% e tyre janë ndërprerë punimet (si pasojë e punës jashtë kritereve)”, theksoi Bajraktari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement