Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë nga NiP - Gazeta Express
string(51) "bad-news-eagles-mposhten-ne-ndeshjen-e-dyte-nga-nip"

Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë nga NiP

Sporte tjera

Gazeta Express

05/10/2022 18:30

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi suedez, NiP me rezultatin 16:7.

BNE u mbajtën mjaft mirë në pjesën e parë duke humbur 8:7, por pjesa e dytë ishte fatale për ta, duke mos e fituar asnjë raund, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani, ekipi kosovar ka një fitore dhe një humbje, teksa do të kërkojë kualifikimin në dy ndeshjet e tjera.

Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit. /Gazeta Express/