Bad News Eagles mësojnë kundërshtarin dhe orën e ndeshjes vendimtare - Gazeta Express
string(68) "bad-news-eagles-mesojne-kundershtarin-dhe-oren-e-ndeshjes-vendimtare"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2022 23:46

Bad News Eagles mësojnë kundërshtarin dhe orën e ndeshjes vendimtare

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2022 23:46

Bad News Eagles mposhten nga ekipi i tretë në botë, nesër zhvillojnë ndeshjen vendimtare

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles është mposhtur sot nga ekipi i tretë në botë, ENCE me rezultat 2:0.

Lexo Edhe:

Ata u mposhtën 16:13 në map-in e parë. Ekipi kosovar ishin duke u mposhtur 12:3, por arritën që të shkonin në 12:10, e më pas edhe 13:13, por që nuk patën fuqi për ta fituar map-in e parë.

Në të dytin, ENCE ishin të jashtëzakonshëm, duke e fituar atë map me rezultat 16:9.

Bad News Eagles tani kanë dy fitore dhe dy barazime, kurse nesër do të luhet ndeshja vendimtare për kalim në Legends Stage.

Nesër ata do të përballen me ekipin nga Brazili, MIBR me fillim nga ora 15:45.

Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.