Bad News Eagles luan sonte për mbijetesë, përballë tyre legjendat e Brazilit - Gazeta Express
string(75) "bad-news-eagles-luan-sonte-per-mbijetese-perballe-tyre-legjendat-e-brazilit"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/05/2022 9:21

Bad News Eagles luan sonte për mbijetesë, përballë tyre legjendat e Brazilit

Sporte tjera

Gazeta Express

15/05/2022 9:21

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të zhvillojë sot ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Pas dy humbjeve të djeshme, Bad News Eagles e ka mundësinë e fundit për të vazhduar garimin, ku duhet ta mposht ekipin e legjendave të Brazilit, Imperial, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dy ekipet kanë nga dy humbje dhe ekipi që mposhtet sonte përfundon garimin.

Kujtojmë se në “Challengers Stage”, Bad News Eagles e kishte mposhtur ekipin Imperial.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin Bo3, ku një ekip duhet t’i fitojë dy map-a. Dueli nis nga ora 18:15.

Në rast fitoreje, Bad News Eagles do ta vazhdonte edhe nesër garimin, ku do të tentonte fitoren e dytë.

Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në “Champions Stage”, ku bëjnë pjesë tetë ekipet më të mira të botës në këtë lojë. /Gazeta Express/