Babai hero, shpëton djalin dhe shokun e tij, mbytet vetë në det - Gazeta Express
string(61) "babai-hero-shpeton-djalin-dhe-shokun-e-tij-mbytet-vete-ne-det"

Babai hero, shpëton djalin dhe shokun e tij, mbytet vetë në det

Gazeta Express

10/08/2020 10:28

Një 53 vjeçar nga Cagliari u mbyt në det pasi shpëtoi djalin dhe një shokun e tij që ndodheshin në vështirësi. Ngjarja e rëndë u regjistrua në plazhet e Feraxi në komunën e Castiadas, në jug të Sardenjës.

Kur burri pa se fëmijët ishin në rrezik për t’u mbytur u hodh në det dhe arriti t’i shpëtonte, por nuk ia doli të kthehej dhe vetë në breg. As mjekët nuk mundën të bënin gjë.

Lexo Edhe:

Ai ndodhej në plazh kur vuri re që djemtë po thërrisnin për ndihmë për shkak të detit me dallgë. Kështu bashkë me pushuesit e tjerë u hodh menjëherë në ujë, arriti tek fëmijët që po laheshin me kamerdare dhe i ndihmoi. Por diçka shkoi keq dhe 53-vjeçari nuk arriti t’ia dalë për shkak të rrymave të forta.

Trupi i tij u nxor nga pushuesit në breg edhe pse ndihma e shpejtë nuk mungoi ai nuk mundi të mbijetonte./A2CNN