Azemi për intervistimin e Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale: Vendin e ka në burg e jo në institucione - Gazeta Express
string(105) "azemi-per-intervistimin-e-rozeta-hajdari-nga-prokuroria-speciale-vendin-e-ka-ne-burg-e-jo-ne-institucione"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 19:29

Azemi për intervistimin e Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale: Vendin e ka në burg e jo në institucione

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 19:29

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të hënën se ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Për këtë, ka reaguar Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se  të korruptuarit “e kanë vendin në burg, e jo në institucione”, teksa ka shkruar për Hajdarin.

“Para disa ditëve miku e kolegu i Albin Kurtit, njëherit ambasador i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u intervistua për disa orë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kjo për dyshimet për aferën milionëshe me energjinë elektrike.  Sot, është Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që është intervistuar për orë të tëra në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

“Ajo gënjeu duke mohuar intervistimin, por Prokuroria e demantoi duke konfirmuar se ministrja u intervistua në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale njoftoi gjithashtu se Hajdari u mbrojt në heshtje. Dhe është pikërisht kjo forma se si po vepron kjo qeveri në raport me keqpërdorimet dhe korrupsionin. Aferat po i dalin sheshit, e këta po heshtin. Por, kjo s’do të lejohet. Keqpërdoruesit e të korruptuarit vendin  kanë në burg e jo në institucione”, ka shkruar Azemi në Facebook. /Gazeta Express