Avokatja e Murat Jasharit thotë se gjykata vendosi në kundërshtim me ekspertët zviceranë - Gazeta Express
string(88) "avokatja-e-murat-jasharit-thote-se-gjykata-vendosi-ne-kundershtim-me-ekspertet-zvicerian"

Avokatja e Murat Jasharit thotë se gjykata vendosi në kundërshtim me ekspertët zviceranë

Gazeta Express

22/01/2020 10:34

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar të akuzuarit në rastin Syri i Popullit, ka folur avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi – Bytyqi, raporton Televizioni T7.

Para medieve Gashi – Bytyqi tha se edhe ekspertët kanë paraparë që klienti i saj, Murat Jashari, të kthehet në vendin ku jeton, mirëpo gjykata në kundërshtim me ekspertët ka vendosur që ai të trajtohen në Kosovë në Institutin e Psikiatrisë.

Lexo Edhe:

“Gjykata aprovoi propozimin e Prokurorisë Speciale që të jetë në institutin e psikiatrisë forenzike, ky vendim bie në kundërshtim me ekspertët zviceranë dhe kosovarë, ata kanë thënë që Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton”, ka deklaruar ajo.

Sot Gjykata ka vendosur që Murat Jashari për 10 vjet të marrë trajtim të detyrueshëm psikiatrik. /GazetaExpress/