Avokati serb: Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë - Gazeta Express
string(86) "avokati-serb-kur-kosova-u-pranua-ne-keshillin-e-evropes-aleksandar-vuciq-iku-ne-bosnje"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 7:13

Avokati serb: Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 7:13

Pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka reaguar avokati dhe analisti politik serb, Çedomir Stojkoviq.

Stojkoviq, duke ironizuar me presidentët serbë ka treguar ku ishin ata kur Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe sot kur Asambleja Parlamentare votoi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lexo Edhe:

“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Boris Tadiq [presidenti i atëhershëm serb] iku në Rumani. Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”