Avioni i Elvis Presley shitet për 260,000 dollarë në ankand - Gazeta Express
string(58) "avioni-i-elvis-presley-shitet-per-260000-dollare-ne-ankand"

Yjet

Gazeta Express

14/02/2023 22:22

Avioni i Elvis Presley shitet për 260,000 dollarë në ankand

Yjet

Gazeta Express

14/02/2023 22:22

Sipas faqes së internetit të ankandit, Elvis e bleu avionin më 22 dhjetor 1976, për 840,000 dollarë.

Avioni, me vende për nëntë pasagjerë, është i veshur me dru, kadife të kuqe dhe detaje ari edhe në dritare.

Lexo Edhe:

Atmosfera retro e viteve ’60 plotësohet nga koleksioni i mediave i cili përfshin një televizor, audiokasetofon dhe riprodhues video RCA.

Nuk është rindërtuar dhe do të ketë nevojë për një motor dhe kabinë të re për të fluturuar përsëri.

Sipas Robb Report, pronari i fundit i avionit ishte biznesmeni nga Kalifornia, Jim Gagliardi, i cili e bleu atë në ankand në 2017 për 430,000 dollarë dhe nuk e kishte vizituar asnjëherë./abcnews.al/