31 maj apo 7 qershor, Haxhiu i nis takimet për zgjedhjet e parakohshme, kreu i KQZ i shkon në zyrë - Gazeta Express
string(77) "zgjedhjet-e-parakohshme-haxhiu-si-u-d-e-presidentes-takohet-me-kreun-e-kqz-se"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 14:12

31 maj apo 7 qershor, Haxhiu i nis takimet për zgjedhjet e parakohshme, kreu i KQZ i shkon në zyrë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 14:12

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet e reja.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat i kësaj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement