Musliu për VV-në: Këta nuk nijnë për ambasada - Gazeta Express
string(44) "musliu-per-vv-ne-keta-nuk-nijne-per-ambasada"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 14:14

Musliu për VV-në: Këta nuk nijnë për ambasada

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 14:14

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar pretendimet e mbështetjes së kandidates për presidente Feride Rushiti nga ambasada britanike.

Musliu ka thënë se LVV nuk ‘dëgjon’ ambasadat duke kujtuar kohën e mosvotimit të Atifete Jahjagës për presidente.

Ajo tha se sa ishte LVV në opozitë kanë bërë ‘luftë’ duke marrë edhe kutinë e votimit gjatë procesit.

“Këta nuk nijnë për ambasada. Pse nuk e votuan Atifete Jahjagën, kur kanë bo thirrje të gjitha ambasadat. LVV e ka braktisë sallën. Kanë dalë prej sallës kur është votu presidenti Thaçi. Është djegë Kosova, nuk kemi mujtë me ushtru detyrën tonë si deputetë prej luftës që e kanë bo. Nuk ka qenë presion, ka qenë luftë. Na kanë marrë kutinë e votimeve gjatë procesit, nën ndikimin e alkoolit shumë deputetë të LVV-së në atë kohë. Kanë qenë të alkoolizuar kur janë fut në sallë gjatë procesit kur është votu presidenti Thaçi. Prandaj sot kur i shoh duke apelu në ndërgjegjen e deputetëve, e shkelnin Kushtetutën dhe bënin thirrje”. /KlanKosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement