Autorja e Harry Potter: Kam qenë viktimë e dhunës seksualke - Gazeta Express
string(58) "autorja-e-harry-potter-kam-qene-viktime-e-dhunes-seksualke"

Autorja e Harry Potter: Kam qenë viktimë e dhunës seksualke

Gazeta Express

12/06/2020 20:04

JK Rowling rrëfeu për herë të parë historinë e dhimbshme të abuzimeve në familje dhe sulmeve seksuale , dhe këtë e bëri përmes një eseje të gjatë dhe shumë personale, të shkruar si përgjigje ndaj kritikave që iu bënë  komenteve të saj publike për çështjet e transgjinorëve.

Në një deklaratë prej 3600 fjalësh, autorja e “Harry Potter”, përshkroi më shumë hollësi se si është përfshirë në debatin “ gjithmonë e më të hidhur e të polarizuar” rreth konceptit të identitetit gjinor. Ajo tregoi se është “abuzuar dhe vetë në familje, e ka rënë pre e agresionit seksual”, duke I cituar këto fakte përkrah besimit të saj tek liria e fjalës dhe përvoja si mësuese.

Lexo Edhe:

“Po i përmend këto gjëra tani jo në përpjekje për të fituar simpati, por për solidaritet me numrin e madh të grave që kanë histori si ato të mia, e që janë etiketuar si jotolerante për shqetësimet e shprehura rreth ndarjes gjinore”, ka shkruar ajo.

Reagimi i shkrimtares erdhi pas kritikave që morën disa komente të mëhershme të saj në Twitter, në njërin prej të cilëve thoshte: “I njoh dhe I dua transgjinorët, por fshirja e konceptit të gjinisë, i heq aftësinë shumë njerëzve për të diskutuar në mënyrë të kuptimtë për jetën e tyre. ”