Autori i ekzekutimit të Vilson Tafçiut pranon krimin dhe zbulon ku u fsheh pasi vrau shokun: Më shau nga nëna - Gazeta Express
string(108) "autori-i-ekzekutimit-te-vilson-tafciut-pranon-krimin-dhe-zbulon-ku-u-fsheh-pasi-vrau-shokun-me-shau-nga-nena"

Autori i ekzekutimit të Vilson Tafçiut pranon krimin dhe zbulon ku u fsheh pasi vrau shokun: Më shau nga nëna

Gazeta Express

24/01/2020 10:11

Noel Dishi ka pranuar vrasjen e shokut të tij Vilson Tafçiu të ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë pranë lokal ‘Artistit’.

Dishi është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme dhe e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë histori.

Lexo Edhe:

Ditën e sotme autori bërë një kthesë të papritur dhe e ka pranuar krimin. Sipas dëshmisë së tij viktima e ka sharë nga nëna dhe prandaj e ka qëlluar me armë. Pasi kreu krimin Dishi është larguar drejt Kavajës dhe ka qëndruar i fshehur në një hotel derisa u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme ne polici.

“Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Me vilsonin ishim shokë prej vitesh. Skam dashur e skam pasur qëllim ta vras. Të hënën shkova në Astri për të takuar Vilsonin. Unë gjithmonë lëvjza me armë me vete.

Kur e takova Vilsonin ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar shkak për raportin që kishim.  Unë e kam marrë në shtëpi ssduhet të ma thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova me armë. Pas krimit kam qëndruar me hotel në Kavajë”, ka deklaruar ai në polici.