Austria i ka shpallur tre diplomatë rusë persona non grata për shkak të një “pylli me antena” në çatitë e ndërtesave diplomatike që mund të përdoret për spiunazh, ka njoftuar të hënën (04.05.2026) qeveria austriake, raporton Reuters.
“Është e papranueshme që imuniteti diplomatik të përdoret për të kryer spiunazh”, ka deklaruar ministrja e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, në një deklaratë duke konfirmuar se tre diplomatët ishin larguar tashmë nga vendi.
Deri tani, janë 14 diplomatë rusë që Austria ka dëbuar që nga viti 2020.