Varoufakis duke kërcyer në Moskë, Selimi: Budallallëk që ai ishte në Kosovë me ministrat e Kurtit për të folur kundër projekteve amerikane - Gazeta Express
string(136) "varoufakis-duke-kercyer-ne-moske-selimi-budallallek-qe-ai-ishte-ne-kosove-me-ministrat-e-kurtit-per-te-folur-kunder-projekteve-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 11:15

Varoufakis duke kërcyer në Moskë, Selimi: Budallallëk që ai ishte në Kosovë me ministrat e Kurtit për të folur kundër projekteve amerikane

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 11:15

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi e ka quajtur “budallallëk” pjesëmarrjen e ish-ministrit grek të Financave, Yanis Varoufakis në një ngjarje të sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës.

Duke shpërndarë një video që tregon Varoufakis duke kërcyer në një konferencë në Moskë, Selimi shkroi në X:

“Gjëja më budallaqe, vërtet jashtëzakonisht e marrë, është se Varoufakis ishte gjithashtu në Kosovë javën e kaluar, në një ngjarje të sponsorizuar nga qeveria e Kosovës me të gjithë ministrat e Kurtit, për të folur kundër projekteve amerikane të gazit. Kjo është gjendja e qeverisë në detyrë të Kosovës në këtë moment. E verbuar nga ideologjia”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement