Australian Open: Nadal e nis me fitore ndaj Gironit tentimin për titullin e 21-të grand slam - Gazeta Express
string(91) "australian-open-nadal-e-nis-me-fitore-ndaj-gironit-tentimin-per-titullin-e-21-te-grand-slam"

Australian Open: Nadal e nis me fitore ndaj Gironit tentimin për titullin e 21-të grand slam

Sporte tjera

Gazeta Express

17/01/2022 8:24

Rafael Nadal e ka nisur tentimin për titullin e 21-të rekord grand slam me fitore ndaj Marcos Gironit në rrethin e parë të Australian Open.

Numri gjashtë i botës Nadal e mposhti amerikanin Giron 6-1, 6-4, 6-2, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tenisti spanjoll u rikthye në garën e grand slamit pas një mungese pesëmuajshe si pasojë e lëndimit të këmbës.

Nadal është ish-kampioni i vetëm i Australian Open që po garon për trofeun e sivjetmë.

Roger Federer mungon shkaku i lëndimit, ndërsa Novak Djokovic u dëbua nga Australia pasi iu anulua viza të dielën.

“Kam pasur disa muaj shumë sfidues, çaste të vështira dhe shumë dyshime”, tha Nadal pas triumfit.

Nadal e fitoi grand slamin Australian Open për herë të parë dhe të fundit në vitin 2009./Gazeta Express/