Australia e shpall Djokovicin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik - Gazeta Express
string(90) "australia-e-shpall-djokovicin-njeri-te-rrezikshem-per-rendin-shoqeror-dhe-shendetin-publik"

Australia e shpall Djokovicin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik

Futboll

Gazeta Express

14/01/2022 22:52

Qeveria australiane thotë se prania e Novak Djokovic gjatë dy javëve të Australian Open mund të rrezikojë jetën dhe rendin shoqëror duke rritur ndjenjën anti-vaksinim dhe shpërfilljen e rregullave të COVID-19.

Të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Lexo Edhe:

Qeveria po e ndërton rastin ndaj tij në gjykatë me këto fakte:

  • ai është një “individ i profilit të lartë i pavaksinuar” me “mospërfillje të dukshme” për rregullat e COVID si izolimi
  • ai mund të ngrejë ndjenja kundër vaksinimit
  • nuk përmendet ajo që ka qenë çështja kryesore deri më sot – përjashtimi i tij mjekësor.

Sot në mëngjes qeveria australiane mori vendim për t’ia anuluar sërish vizën Djokovicit dhe kështu serbi mund të mbetet pa marrë pjesë në Australian Open.

/Gazeta Express/