”Asociacioni kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Ahmeti: Nuk duhet të jetë, nuk i ndihmon dialogut - Gazeta Express
string(99) "asociacioni-kusht-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-ahmeti-nuk-duhet-te-jete-nuk-i-ndihmon-dialogut"

”Asociacioni kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Ahmeti: Nuk duhet të jetë, nuk i ndihmon dialogut

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 7:04

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti tha se Kosova është e gatshme t’i plotësojë të gjitha kërkesat që janë pjesë e raportit të Dora Bakoyannis.

”Kosova është vendi i parë në rajon sa i përket demokracisë, sundimit të ligjit. Zotimi para se ta dërgojmë letrën e  krerëve të shtetit i kemi analizuar mirë janë zotime që mund të realizohen brenda një periudhe. Ne do kemi një bashkëpunim të ngushtë si anëtarë të Këshillit të Evropës me mekanizmat e Këshillit të Evropës”, tha Ahmeit.

Lexo Edhe:

Ai tha se Kosova do punojë nga nesër që  Ministrat e jashtëm mos ta shtyjnë për një periudhë e tjetër vendimin për Kosovën.

”Unë zotohem që do të punojmë nga nesër që të kemi një anëtarësim në mes të muajit maj”, tha ndër tjera Ahmeti.

Ahmeti ka folur për Asociaconin që mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Kosovës më 16 maj.

Ahmeti tutje tha se për anëtarësim nuk është kusht formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe (Asociacioni) për të cilën insiston pala serbe, duke shtuar se

”Asociaocni nuk duhet të jetë, sepse nuk i ndihmon procesit të dialogut. Nëse flasim për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, atherë do të ishte në kundër thënje që të shtyhet anëtarësimi në Këshill, pa u anëtarësu Kosova në Këshill të Evropës nuk do ketë të drejta”, tha ndër tjera Ahmeti./RTV21